Tirana “e paralizuar” nga trafiku, Rama thirrje shoferëve: Shmangni lëvizjet e panevojshme

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka reaguar për situatën e motit të keq që ka përfshirë vendin tonë që ën orët e para të mëngjesit të sotëm.

Si pasojë e reshjeve të dendura, trafiku në kryeqytet është paralizuar.

Përmes një postimi në Facebook, Rama i bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit.

Edi Rama: Mot i rënduar! Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet. Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor.


Shtuar 8.11.2023 13:44