Detaj tragjik nga Bullgaria, një grua me dy fëmijë në krahë është gjetur e djegur para derës së autobusit

Para derës së mesme të autobusit që u dogj në Bullgari, është gjetur e djegur nëna me dy fëmijët në krahë, me siguri binjakë, thonë autoritetet për gazetën “24 çasa”.

Hetuesit janë duke kontrolluar për karburant shtesë, benzinë, sepse nafta është e vështirë të shpërthejë dhe autobusi ishte me naftë. Një nga të mbijetuarit i ka thënë kryeministrit maqedonas se ishin zgjuar nga një shpërthim i fuqishëm.

45 persona u dogjën të gjallë në autobusin në autostradën e Strumës, në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ata janë maqedonas, kryesisht nga Shkupi.

Mediat bullgare raportojnë se një copë gomë është gjetur përpara vendit të përplasjes. Dyshimet e para se janë shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, është përplasur me një bordurë dhe më pas autobusi ka shpërthyer në flakë. Për pasojë humbën jetën 45 persona, ndërsa 7 të mbijetuarit dolën nga dritaret./albeu.com