Dëshmia e gruas që rrëmbeu 12-vjeçarin: Erdhi vetë me ne, tha nuk kam prindër

Bukuroshe Muharremi është gruaja që ka rrëmbyer 12-vjeçarin në Tiranë, i cili u gjet nga policia vetëm disa ditë më parë.

I mituri shfrytëzohej për të lypur para në Sarandë, sipas policisë, ndërsa sipas dëshmirës së zonjës, ai kishte dashur të shkojë vetë me të në qytetin bregdetar.

Muharremi ka thënë se ndërsa ka qenë te liqeni i Tiranës me nipin, u është afruar 12-vjeçari dhe ka krijuar miqësi me të.

Sipas saj, ai ju kishte thënë se nuk kishte prindër dhe se jetonte në rrugë. Më pas, kur do të ikte, ai kishte shkuar me të.

“I mituri është njohur me nipin tim në të njëjtën moshë, në rrethimat e sheshit Skënderbej, aty kanë lëvizur nga sheshi tek Liqeni Artificial. Kanë qëndruar dhe luajtur bashkë aty. Natën e kanë kaluar në lulishte pranë sheshit Skënderbej. Fëmija u prezantua, që nuk ka prindër dhe rri në rrugë. Ngaqë u miqësua me nipin tim nuk donte, të largohej nga ne. Unë kisha blerë mallra, për t’i shitur në Sarandë dhe po bëhesha gati të ikja. I mituri nuk ndahej nga nipi dhe mua, dhe erdhi me ne. Në Sarandë, rrim tek lulishtja në Parkun Miqësia, aty kalojm natën.  Gjatë ditës lëviztë në qytet me nipin ose vetëm dhe kthehej prap në park. Nuk e vlerësova se duhet të njoftoja policinë. Këto shpjegime i kam dhënë edhe në polici, nuk e kam marrë me qëllim të keq apo për ta shfrytëzuar. Fëmija kishte sjellje të natyrës, që rrinte nëpër rrugë i vetmuar”, ka thënë ajo./albeu.com