Kryebashkiakja e Dimalit marrëveshje me bashkinë Campobaso: Mundësi e mirë për rritjen e produkteve bujqësore dhe turizmin

Bashkia e Dimalit dhe ajo e Campobasos në Itali kanë rënë dakord për të nisur një bashkëpunim në fusha të ndryshme me përfitim të ndërsjellë.

Gjatë vizitës në Itali, kryebashkiakja Juliana Memaj u prit në një takim nga kryetari i Bashkisë së Campobasos, Roberto Gravina, me të cilin diskutoi mbi mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik, politik dhe social midis dy qyteteve.

Lajmin e mirë e ka dhënë vetë kryetari i Bashkisë së e Campobasos, i cili e ka vlerësuar si jë takim mjaft të frytshëm. “Këtë mëngjes pata kënaqësinë të takoja kryebashkiaken e Dimalit (Shqipëri), Juliana Memaj.

“Ishte një mundësi për të diskutuar shumë aspekte që qytetet tona kanë të përbashkëta, duke filluar me përvojën dhe përmirësimin e Street art, praktikat e mira për rritjen e produkteve bujqësore dhe rihapjen e turizmit vendas”, shkruan kryebashkiaku Roberto Gravina.

Ky bashkëpunim pritet shumë shpejt të finalizohet edhe me një marrëveshje binjakëzimi mes dy qyteteve, duke e ç֛uar edhe më tej këtë bashkëpunim./albeu.com