Del fotoja, ky është 35-vjeçari që u vra në Don Bosko, do të bëhej baba (FOTO LAJM)

Fotoja që shihni në poshtë është e 35-vjeçarit Erion Çela që mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme me breshëri kallashnikovit në një lokal në “Don Bosko”.

Nga plumbat mbetën të plagosur dhe 4 persona të tjerë, 3 që gjendeshin të të njëjtën tavolinë me viktimën dhe 1 që ishte në tavolinën ngjitur.

Kush është viktima:

Viktima Erion Çela është pronar i një tabakino. Mësohet se 35-vjeçari ka ndryshuar emrin, pasi më herët është njohur si Adriatik Çela. Viktima priste të bëhej baba i një vajze.

Objektivi:

Sipas grupit hetimor objektiv ka qenë daja i vëllezërve Çela, i plagosuri Edmond Crroj.

Burime bëknë me dije se autorët i kanë ndjekur prej kohësh lëvizjet e tij dhe kanë pritur rastin që të gjendjej bashkë me dy nipërit.

Në vendngjarje policia nuk ka gjetur asnjë gëzhojë. Të gjitha kanë mbetur në makinën e autorëve. Kjo gjë ka përforcuar dyshohet e hetuesve se vrasësit janë profesionistë./albeu.com


Shtuar 5.01.2022 12:20