Data e zgjedhjeve vendore, Begaj nis lëvizjet, i dërgon shkresën KQZ-së

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka nisur lëvizjen e parë në lidhje me caktimin e datës së zgjedhjeve vendore. Në një shkresë të publikuar nga vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, bëhet me dije se Begaj kërkon

“Presidenti i Republikës në ushtrim të kompetencës së parashikuar në pikën g. të nenit 92, të Kushtetutës dhe pikën 1. të nenit 10, të ligjit nr.10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar, do të caktojë me Dekret datën e zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore. Duke marrë në konsideratë rëndësinë dhe interesin e lartë që kanë zgjedhjet vendosre në Republikën e Shqipërisë, kërkojmë vënien në dispozicion nga ana juaj, të vendimit “Për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhkeve për organet e qeverisjes vendosre” të vitit 2019. Ju faleminderit,”- shkruhet në dokument.


Shtuar 29.08.2022 14:38