Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë në Peshkopi, zbulohet identiteti i viktimës dhe tre të lënduarve (VIDEO)

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Maqellarë- Peshkopi. Një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Edison Hamzaj 30 vjeç

Gjithashtu nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dhe shtetasit që udhëtonin në automjet, Albert Hamzaj 24 vjeç, Denis Hamzaj 21 vjeç dhe Premtim Hamzaj 27 vjeç, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital. Gjendja e tyre nuk dihet ende.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes,po hetohet për shkaqet e aksidentit./albeu.com


Shtuar 3.01.2022 13:20