Bolsonaro shtrohet me urgjencë në spital, çfarë po ndodh me shëndetin e presidentit të Brazilit

Presidenti brazilian Jair Bolsonaro është dërguar me urgjencë në spital për shkak të problemeve me zorrët.

Bolsonaro, 66 vjeç, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2019, është shtruar në spitalin Vila Nova Star në Sao Paulo.

Mjeku Antonio Luiz Macedo, i cili ka operuar Bolsonaron në raste të tjera, tha se presidenti do t’i nënshtrohej disa testeve për të ekzaminuar barkun e tij.

As shërbimi i shtypit presidencial dhe as spitali nuk i janë përgjigjur ende kërkesave për informacion nga AFP-së.

Në korrik, Bolsonaro kaloi katër ditë duke marrë trajtim për një obstruksion të zorrëve.

Që nga një sulm me thikë që e kishte në shënjestër gjatë një fushate zgjedhore të vitit 2018, ai i është nënshtruar një operacioni abdominal të paktën katër herë.

Rreth një muaj para se të zgjidhej president, Bolsonaro u godit me thikë në një tubim të fushatës nga një burrë që u zbulua se ishte psikologjikisht i papërshtatshëm për gjykim./albeu.com

 


Shtuar 3.01.2022 13:09