Dalin pamjet, anija ukrainase me grurë në ujërat e detit Jon, mbërrin në Durrës për dy ditë (VIDEO)

Pamjet që shihni më poshtë janë të anijes ukrainase që po vjen me grurë në Shqipëri.

Anija mësohet se është ngarkuar me 6 mijë tonë grurë më 28 korrik, ndërsa është anija e parë që bën këtë rrugë që nga nisja e pushtimit të Ukrainës nga Rusia më 24 shkurt të këtij viti.

Sulmi i Rusisë mbi Ukrainë ka shkaktur një dëm shumë të madh në ekonominë botërore.