Shtylla elektrike ndahet në mes, rrezikohet jeta e qytetarëve në Lezhë

Një makinë mbeturinash ka përplasur një shtyllë elektrike duke e rrëzuar sëbashku me transformatorin në rrugën e Vainit në zonën e “Ishull Lezhë”.

Për rreth dy orë shtylla dhe transformatori ndodhen në mes të rrugës duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve që kalojnë aty pranë.

Ndërkohë që në një reagim të OSHEE theksohet se në vendngjarje ka shkuar grupi i punës për të riparuar defektin.

Njoftimi i OSHEE:

Nënstacioni Lezhë. Një automjet ka goditur shtyllën duke rrëzuar edhe transformatorin. Grupi i TM zona e shpërndarjes Shkodra 1 (Lezhë) është vënë menjëherë në punë për riparimin e defektit.