ÇUDIA/ Prokurori i drejton armën jurisë gjatë gjyqit në SHBA (VIDEO)

Një prokuror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka rrëmbyer gjithë vëmendjen atje, pas një veprimi të tij, ku ky i fundit ka nxjerrë armën dhe i’a ka drejtuar jurisë gjatë një seance gjyqësore.

Bëhet fjalë për prokurorin Thomas Binger, i cili me veprimin e tij i ka lënë të gjithë “me gojë hapur”.

Këtë veprim prokurori Binger e bëri për të sqaruar rrjedhën e ngjarjes gjatë seancës së Kyle Rittenhouse, i cili akuzohet për vrasjen e dy personave gjatë një proteste në vitin 2020.

Vendimi për Rittenhouse pritet të jepet sot dhe qyteti i Kenoshas, në Uiskonsin, është në gjendje alerti për shkak se cilido qoftë ai, pritet të ketë protesta nga palët.

Pamjet e prokurorit me armë në dorë, drejtuar jurisë u komentuan si shkelje e rregullit numër 1 për sigurinë e armëve, sipas të cilit arma nuk i drejtohet askujt dhe asgjëje, qoftë e mbushur apo jo.

18-vjeçari Kyle Rittenhouse vrau 2 persona vitin e kaluar dhe plagosi një të tretë. Nëse shpallet fajtor, adoleshenti mund të dënohet me burgim të përjetshëm, ndërsa pala mbrojtëse pretendon se qëlloi për të mbrojtur veten pasi po sulmohej./albeu.com/


Shtuar 16.11.2021 17:22