Covid nuk “fal” as ministret, Donika Gërvalla në gjendje të rëndë shëndetësore

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë mund të jetë e prekur me Covid 19 dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.

Lajmin e bën të ditur Portali Metro duke cituar burime nga Ministrja e Punëve të Jashtme ndërsa thuhet se Donika Gërvalla po trajtohet në Gjermani.

Lajmi është shpërndarë edhe nga mediat e tjera. Por, për këto raportime nga zyra e informacionit për mediat e kësaj ministrie nuk ka ende një përgjigje. Gazeta Express ka folur me zëvendësministrin Kreshnik Ahmeti dhe me Blerta Aliun nga zyra e Gërvallës, por asnjëri s’ka pranuar që të jap informacione për këtë çështje.

I pyetur nëse Gërvalla ndodhet në Kosovë, Ahmeti ka sugjeruar që për këtë punë të pyetet Aliu, e cila po ashtu nuk ka pranuar të flasë dhe ka mbyllur telefonin./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 18:53