Qeveria e re, Roland Bejko: Rama e ka të vështirë kur ka burra përballë, prandaj zgjodhi më shumë gra

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Pd-së, Roland Bejko, ka folur për një rubrikë në Fax Neës mbi emrat e qeverisë së re të prezantuar ditën e sotme në asamblenë e PS-së.

Për Roland Bejkon, Kryeministri Edi Rama e ka të vështirë të menaxhojë kur ka përballë burra, për arsye se do të jetë përherë protagonist, prandaj dhe zgjedh shumë gra për kabinetin e tij.

“Në fakt prisja më shumë, sepse opinioni ishte mbarsur në formë të tillë që Rama do të ndryshonte vetveten. Por nuk ndodhi. E para është ccështja e të gjeturit mirë të vetes së Ramës mes shumë grave. Kam përshtypjen që ky është një kompleks i njohur për Ramën që ka të bëjë me sadizmin. Rama e ka shumë të vështirë të ulet të krijojë ekipe, dhe të menaxhojë kur ka përballë burra dhe mbi të gjitha intelektualë. Ai kërkon të jetë dominues kudo. Më mirë sesa me gra ai nuk mund ta bënte. Këto që ka ministre, Rama i ka bërë dhe për të qarë. Ndjesë për zonjat, sepse nuk po them që Rama e gjen veten mirë në një harem, sepse kjo do të ishte gjykim. Flas për aspektin psikologjik me të cilin ai vepron. Kjo qeveri nuk bën shkëputje nga e mëparshmja. Ai pranoi sot se kanë qeverisur keq. Akuzoi drejtorët të cilët kanë punësuar të afërmit e tyre dhe tha se nuk do të ketë vend nepotizmi. Ai na tregoi se është shumë i lidhur me ata që drejtojnë ministritë ku ka shumë para, ku ka tendera. Ai e trajton PS-në si pronë, nuk repsekton meritokracinë, apo ata që kanë dhënë kontribute. Kudo që i ka vendosur, SPAK mund të ndërhyje dhe 7 prej tyre t’i ‘presë kokën’ nesër. Janë ministrat që i shkarkoi publikisht Rama. Sicc është rasti i Ministres së Arsimit që u shkarkua dhe e kthen e bën Kryetare të Kuvendit. Këta ministra ose e kanë kapur Ramën dhe si heq dot se i bëjnë presion, ose i ka kapur Rama ata”, tha Bejko.

Sipas Roland Bejkos, Kryeminsitri Rama i ka bërë një nder opozitës me emrat e qeverisë aktuale, pasi sipas tij me këto ministra ata do ta kenë më të thjeshtë për ta rrëzuar Ramën.

“Ne mirë na bëri me këtë kabinet që bëri, sepse me një organizim pak më të mirë të opozitës, Rama na bëri një nder, sepse do të rrëzohet shpejt. Kam përshtypjen se mandatin e tij nuk do ta ccojë deri në fund. Besojmë shumë te sistemi i drejtësisë. Do të ishte mirë për Ramën në radhë të parë, dhe për shqiptarët që të kishte persona me integritet në qeveri. Por Rama tregoi se ai dominon dhe PS-së i ka mbetur vetëm sigla. Nuk jam optimist për asgjë për ato që premtoi Rama. Ai është personi që na konfirmoi sot mburrjen me ‘makinerinë elektorale’. Rama konfirmoi se egziston kjo makineri, e cila do të jetë e harmonizuar me pushtetin. Damian Gjiknuri është personi i kapur në flagrancë në përgjimet e dosjes 399 dhe 184. Ky është personi që do merret vazhdimisht me vajisjen e vazhdueshme të kësaj makinerie. Balla falenderoi punën e jashtëzakonshme që kanë bërë patronazhistët. Këta janë krenarë për këtë makineri. Ai kujdeset realisht për mandatin e katërt. Nuk i hyn në punë nëse larohen shqiptarët apo ngelen pa punë. Ai kujdeset vetëm për fasadën”, tha ai./albeu.com


Shtuar 2.09.2021 19:13