Bum infektimesh në Kosovë, 8 të vdekur e 2236 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit

Kosova ka arritur një rekord të ri përsa i përket rasteve të reja ditore me COVID 19.

Ditën e sotme janë regjistruar 2236 të infektuar të rinj dhe janë shënuar 8 viktima nga virusi vdekjeprurës.

Viktimat ishin nga Komuna e Prishtinës, Vitisë, Istogut, Prizrenit, Zubin Potokut, Pejës, Dragashit dhe Mitrovicës.

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë në Kosovë e cila njoftoi të enjten se tetë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar edhe 2.236 raste me COVID-19

Sipas informacioneve, deri tani në Kosovë, janë rreth 220 mijë të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinës./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 15:36