Doli në publik pa burkën! Talebanët ekzekutojnë në mes të rrugës gruan (FOTO LAJM)

Situata e grave dhe vajzave në Afganistan është kritike.

Një tjetër grua është vrarë në mes të qytetit për shkak se nuk kishte veshur “burkën”, veshje të cilën talebanët e konsiderojnë kusht për gratë dhe vajzat që dalin në publik.

Fotoja e bashkëngjitur lajmit tregon pamjet e rënda të gruas së vrarë të lënë në mes të rrugës ndërkohë që kalimtarët e kanë mbuluar atë më lot në sy.

Rikujtojmë se vetëm pak ditë më parë, me ardhjen e tyre në pushtet, telebanët premtuan se do të respektonin të drejtat e grave dhe vajzave.

Sipas mediave të huaja, të paktën 3 persona, mes tyre edhe një gazetar, u vranë dhe dhjetra janë plagosur pas protestave që përfshinë Afganistanin.  /albeu.com/