I vodhi me dhunë portofolin një shtetasi, arrestohet 31-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka arrestuar 31-vjeçarin Eriseld Dane, pasi para disa ditësh në lagjen “Sheq i Vogël”, i ka marrë me dhunë porotofolin me një sasi parash shtetasit E. Ll.

Njoftimi i policisë:

Fier

I vodhi me dhunë portofolin një shtetasi, kapet dhe ndalohet 31-vjeçari i shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, kapën dhe ndaluan shtetasin Eriseld Dane, 31 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas në datë 15.08.2021, në lagjen “Sheq i Vogël”, i ka marrë me dhunë porotofolin me një sasi parash shtetasit E. Ll.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje me dhunë”./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 15:47