Britania dërgon luftanije të flotës mbretërore dhe aeroplanë spiunazhi në Izrael

Britania do të dërgojë anije të Marinës Mbretërore në Mesdheun lindor dhe do të nisë fluturime vëzhgimi mbi Izrael për të treguar mbështetjen e saj për Izraelin mes tensioneve të përshkallëzuara në Lindjen e Mesme gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas gazetës “The Times”, në zonë pritet të mbërrijnë dy luftanije të flotës mbretërore. Për momentin, Ministria Britanike e Mbrojtjes nuk ka dhënë një njoftim zyrtar.

Dërgimi i luftanijeve dhe avionëve britanikë në Izrael vjen pasi Shtetet e Bashkuara kanë dërguar në rajon aeroplanmbajtësen ” Gerald R. Ford “.

Anija në fjalë është flamuri i flotës amerikane me një krah luftarak prej 80 avionësh së bashku me pesë shkatërrues dhe kryqëzues të teknologjisë së fundit, tha admirali në pension James Stavridis në një artikull për agjencinë e lajmeve Bloomberg.

Mobilizimi ushtarak amerikan në Mesdheun lindor thuhet se synon të parandalojë hyrjen e forcave të tjera në rajon (shtetërore dhe joshtetërore) në luftën midis Hamasit dhe Izraelit.