Breshkat nuk iu shpëtuan dot flakëve, digjen në zjarrin e Panajasë dhe Bestrovës që shkrumboi gjithçka (VIDEO)

Ndërsa autorët e zjarreve në Panaja dhe Bestrovë janë arrestuar, flakët kanë shkrumbur sipërfaqe të tëra në këto fshatra të Vlorës.

Në Panaja sipërfaqa e djegur e tokave shkonë në 1 hektar, teksa nuk ka dëme në stane apo banesa.

Në Bestrovë mendohet të jenë djegur rreth 200 hektar me ullinjë, pemtari të zonës, shkurre.

Në Bestrovë fatmiresisht nuk ka dëme në banesa me përjashtim të një muri rrethues që është dëmtuar pak nga zjarret.

Pamje të trishta kanë ardhur nga këto zjarre, ku shihen breshka të shkrumbuara të cilat siç duket kanë luftuar për të shpëtuar, pasi janë kapur pas shkurreve./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 12:00

Tags: ,