Moti i paqëndrueshëm në ditët e fundit të qershorit po sjell pasoja në pothuajse të gjithë qarkun e Elbasanit.
Pasditen e kësaj të marte, reshjet e dendura të breshërit kanë prekur fshatin Drizë në Gramsh, ku banorët raportojnë dëme të mëdha në kulturat e stinës dhe në vreshta.
Të lidhura
None found
Sipas dëshmive të banorëve, stuhia ka zgjatur vetëm disa minuta, por ka qenë e mjaftueshme për të shkaktuar dëmtime në një pjesë të prodhimit bujqësor, duke rrezikuar punën dhe investimet e kryera gjatë muajve të fundit.
Fermerët kërkojnë që dëmet të vlerësohen, ndërsa kushtet e paqëndrueshme atmosferike vazhdojnë të mbeten shqetësuese për bujqësinë, blegtorinë dhe infrastrukturën gjatë kësaj periudhe.
