Greta Thunberg solidarizohet me protestuesit e Tiranës në ditën e 173-të të rezistencës kundër Ramës

Pas 173 ditësh protestash të pandërprera para Kryeministrisë në Tiranë, aktivistja suedeze Greta Thunberg u ka shprehur mbështetjen qytetarëve që kundërshtojnë qeverinë e Edi Ramës. Përmes një videomesazhi të shpërndarë nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ajo u rreshtua në krah të protestuesve shqiptarë dhe vlerësoi qëndresën e tyre ndaj korrupsionit, dëmtimit të mjedisit dhe dhunës shtetërore.

Ajo e përqendroi vëmendjen edhe te konfliktet e protestuesve me forcat e policisë, duke e cilësuar si represion të paprecedentë mënyrën se si po trajtohen shtetasit që ushtrojnë të drejtat dhe liritë themelore. Sipas saj, rezistenca në Shqipëri ka marrë vëmendje edhe përtej kufijve dhe protestuesit gëzojnë përkrahjen e komunitetit ndërkombëtar.

Të lidhura

None found

“Jemi aktualisht në Tiranë, Shqipëri, në ditën e 173-të të protestës së pandërprerë gjatë Revolucionit të Flamingos. Populli shqiptar ka treguar se si mund të bëhet rezistencë kundër shkatërrimit të natyrës, shitjes së vendit fuqive imperialiste, si dhe kundër dhunës shtetërore dhe korrupsionit. Dhe e gjithë kjo, thjesht duke ushtruar të drejtat dhe liritë e tyre themelore, përfshirë të drejtën për të protestuar. Protestuesit janë përballur me dhunë dhe represion të paprecedentë nga policia dhe shteti. Bota qëndron në solidaritet me Revolucionin e Flamingos dhe po ndjek me vëmendje gjithçka që po ndodh”, deklaroi Thunberg.


grandpashabet girişBursa Escortgrandpashabet girişjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabet güncel girişdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftmarsbahismarsbahisultrabetgrandpashabetzlotjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobetjojobetjojobet girişbahis siteleribahis siteleriGrandpashabet girişjojobetjojobet giriş