Zbardhen zhvillime të tjera për atentatin ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, identifikohet e dyshuara kryesore, një grua rreth 30 vjeç; Interpoli përfshihet në arrestim

Një urdhër arresti është lëshuar nga autoritetet e Monakos për personin që dyshohet se ka organizuar sulmin me bombë ndaj një biznesmeni ukrainas disa ditë më parë, ndërsa për kapjen e tij është angazhuar edhe Interpoli.

Zyra e prokurorit në Monako njoftoi se “një urdhër arresti është lëshuar kundër të dyshuarit, i cili do të jetë subjekt i një njoftimi të kuq të Interpolit”.

Të lidhura

None found

Siç raporton Reuters, kërkesa për ‘njoftim të kuq’ të Interpolit synon arrestimin e të dyshuarit kudo që ai mund të ndodhet. Megjithatë, ky instrument nuk përfaqëson në vetvete një urdhër arresti ndërkombëtar, por shërben si një kërkesë bashkëpunimi mes autoriteteve policore.

Autoritetet e Monakos konfirmuan se kanë arritur të identifikojnë një të dyshuar në hetimet për atentatin e mbetur në tentativë, që ndodhi të hënën në mbrëmje dhe që shkaktoi plagosjen e tre personave.

Prokurori i Përgjithshëm i Monakos, Stéphane Thibaut, përgëzoi punën e strukturave të sigurisë dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke nënvizuar se identifikimi i të dyshuarit u realizua në një kohë shumë të shkurtër.

Sipas tij, lënda plasëse ishte vendosur në një qese ose pako, e cila ishte lënë pranë hyrjes së ndërtesës.

Mediat franceze, mes tyre edhe Le Figaro, raportojnë se e dyshuara kryesore është një grua rreth të tridhjetave, e filmuar nga kamerat e sigurisë teksa largohej nga vendi i ngjarjes e veshur me rroba të errëta dhe me një kapelë të zezë.

Sipas dyshimeve, ajo kishte qëndruar për një periudhë të gjatë në një stol përballë godinës ku ndodhi shpërthimi dhe më pas vendosi pajisjen shpërthyese, për t’u larguar më tej në drejtim të Beausoleil, një zonë franceze pranë kufirit me Monakon.

Edhe pse autoritetet nuk kanë konfirmuar zyrtarisht se kush ishte objektivi i sulmit, burime pranë hetimit përmendin biznesmenin 58-vjeçar Vadim Ermolaev, me shtetësi qipriote, si një nga shënjestrat e mundshme, së bashku me familjarët e tij.

Ermolaev jeton në Monako që prej vitit 2021 dhe në dhjetor 2023 është vënë nën sanksione nga Ukraina për aktivitetet e tij të biznesit në Krime.

Djali i tij po merr trajtim në një spital në Nisë, ndërsa dy të rriturit janë shtruar në spitalin universitar të qytetit. Raportimet thonë se njëri prej të plagosurve është në gjendje kritike, ndërsa tjetri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autoritetet bënë të ditur gjithashtu se në operacionin e emergjencës u përfshinë rreth 50 zjarrfikës dhe dhjetëra forca policie.

Hetuesit po verifikojnë disa pista, mes tyre edhe konflikte të mundshme që mund të lidhen me rrjete mashtrimi online dhe me aktivitete të dyshimta biznesi në Ukrainë dhe jashtë saj.

Sipas burimeve të ndryshme, djali i biznesmenit ka qenë më herët i përfshirë në çështje të lidhura me rrjete qendrash telefonike të dyshuara për mashtrime investimesh, megjithatë deri tani nuk ka konfirmim zyrtar për ndonjë lidhje të drejtpërdrejtë me ngjarjen e ndodhur në Monako.

Autoritetet theksojnë se hetimet vazhdojnë dhe se ende nuk ka një përfundim përfundimtar lidhur me motivin e sulmit.

https://x.com/Breaking911/status/2071696308750938503
https://x.com/DD_Geopolitics/status/2071726134421852300


Shtuar 3.07.2026 11:43

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş