Qëndrimi ynë është publik/ Kreu i SPAK Klodian Braho: Mungesa e një mase sigurimi dëmton një hetim, mendoj se Balluku s’duhet të ketë imunitet

Në një seancë dëgjimore për krimet zgjedhore në Komisionin e Ligjeve dhe në përgjigje të deputetit të PD, Oerd Bylykbashi,    kreu i Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, Klodian Braho, ka komentuar çështjen e imunitetit të Belinda Ballukut.    Braho tha se qëndrimi i SPAK për rastin e Ballukut është publik.

Sipas Brahos, imuniteti ndalon vendosjen e masave të sigurimit, por nga ana tjetër nuk pengon zhvillimin e hetimeve të plota dhe të pavarura nga ana e organit të akuzës.

Braho theksoi se mungesa e masës së sigurimit mund ta vështirësojë apo edhe ta dëmtojë një hetim të caktuar, por prokuroria është e detyruar të veprojë brenda kuadrit aktual ligjor dhe kushtetues.

“Për çështjen konkrete, qëndrimi i prokurorisë është publik. Sa i takon situatës kushtetuese dhe ligjore, imuniteti ndalon vendosjen e masës së sigurimit, por nuk e ndalon prokurorinë që të zhvillojë hetimet të plota dhe të pavarura. Mungesa e një mase mund ta vështirësojë një hetim të caktuar, edhe mund ta dëmtojë, por ne nuk jemi institucioni që miratojmë ligje. Ne kemi këtë kuadër kushtetues ligjor dhe jemi të detyruar t`i bindemi këtij kuadri kushtetues ligjor”, tha Braho.

Gjithashtu, ai shtoi se; nëse do të kishte rol në ndryshimet ligjore, personalisht është i mendimit që imuniteti nuk duhet të ekzistojë fare.

“Të ishim ne pala që miratonim ndryshimet kushtetuese ligjore personalisht jam i mendimit se nuk duhet të ketë imunitet fare. Por ky është kuadri ligjor dhe kushtetues. Prokuroria do angazhohet me ato mjete ligjore që ka në kompetencë të saj”, tha në fjalën e tij Braho.


Shtuar 3.07.2026 11:34

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkcasibomHoliganbetjojobetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetjojobetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetHoliganbetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş