Një anije civile në pronësi të kompanisë shtetërore ruse të energjisë bërthamore, Rosatom, është fundosur gjatë natës në Detin e Zi pasi u godit nga dy dronë ukrainas, bëri të ditur drejtori i kompanisë, Alexei Likhachev.
Likhachev tha se të 17 pjesëtarët e ekuipazhit mbijetuan pas sulmit. Në bordin e anijes ndodheshin mallra, mes tyre ushqime të ngrira dhe materiale ndërtimi.
Të lidhura
None found
“Ky sulm nuk mund të cilësohet ndryshe veçse si pirateri dhe grabitje e armatosur në det”, u shpreh ai.
Këto pretendime janë paraqitur nga pala ruse, ndërsa deri tani Ukraina nuk ka dhënë asnjë reagim zyrtar.
