PSG nis negociatat me përfaqësuesin e yllit të Barcelonës

Paris Saint-Germain ka nisur kontakte të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e sulmuesit të Barcelonës, Ferran Torres, sipas ekspertit të njohur të transferimeve, Fabrizio Romano.

Kampionët francezë duan ta sjellin reprezentuesin spanjoll në Paris gjatë kësaj vere, teksa marrëveshja e tij aktuale me Barcelonën përfundon verën e ardhshme.

Të lidhura

None found

Nga ana tjetër, klubi katalanas nuk planifikon të ndahet me 26-vjeçarin. Pas paraqitjeve të mira të Torresit, Barcelona synon ta mbajë në ekip dhe t’i propozojë një kontratë afatgjatë.

Raportimet bëjnë të ditur se fjalën e fundit do ta ketë vetë sulmuesi. Ai duhet të vendosë nëse do të vijojë aventurën me Barcelonën apo do të ribashkohet te PSG-ja me Luis Enriquen, ish-trajnerin e tij në kombëtaren e Spanjës.

Për ta bindur spanjollin të kalojë në “Parc des Princes”, klubi nga Parisi është i gatshëm t’i paraqesë një ofertë financiare shumë të favorshme.

PSG-ja, ndërkohë, po tregohet mjaft aktive gjatë këtij afati kalimtar.

Sipas raportimeve, kampionët e Francës kanë siguruar një marrëveshje me vlerë 50 milionë euro për transferimin e Maghnes Akliouche. Ata gjithashtu po negociojnë me Ajaxin për talentin belg, Mika Godts./Telegrafi/


Shtuar 1.08.2026 17:11

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobet güncel girişcratosroyalbetganobetultrabetmatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetHoliganbetAnkara escortcasibomjojobetbetciocasibom girişAnkara escort