Marilyn Hartman është një zonjë e moshuar nga Cikago, e cila ka udhëtuar gati gjithë botën pa prerë asnjëherë biletë udhëtimi, por së fundmi është arrestuar nga policia për shkeljet që ka kryer.
69-vjecarja ka mashtruar autoritetet të paktën 30 herë në tre dekadat e fundit.
Ajo është kapur disa herë duke shkelur masat e mbrojtjes dhe kontrollit në Chicago O’Hare International Airport, por edhe në aeroportet e tjera të SHBA.
Gruaja e moshuar ka arritur të mashtrojë kontrollin dhe ka udhëtuar pa biletë për në Londër, Kopenhagë dhe Paris, sipas raportit të CBS 2.
Ajo pohon se nuk është një kriminele , thjesht ka mënyrën dhe sekretet e saj që kalon nëpër pikat e kontrollit pa e zbuluar.
Zyrtarët e sigurisë së aeroportit, pohuan se: “Të jesh në gjendje ta përsërisësh atë pa pushim është jashtëzakonisht mbresëlënëse, por edhe e rrezikshme “.
Hartman për momentin është nën arrest ndërsa po pret edhe akuza të tjera./albeu.com/