U martua me milionerin 32 vite më të madh, si shkëlqeu ditën e dasmës mbesa e Lady Dianës (FOTO LAJM)

Mbesa e Dianës, Lady Kitty Spencer është martuar pak ditë më parë me manjatin e modës, Michael Lewis, në një ceremoni madhështore ku ishin të ftuar miq të aristokracisë së lartë dhe familjarë.

Sipas mediave të huaja, dasma ku morën pjesë një mori personazhesh të famshëm dhe aristokratë, ishte kulmi i një feste të madhe në fundjavë në kryeqytetin italian, që nisi që të premten mbrëma.

Të pranishëm në këtë festë ishin edhe tre fëmijët e rritur të 62-vjeçarit Lewis, nga një martesë e mëparshme. 30-vjeçarja Kitty, fëmija i madh i vëllait të Diana Earl Spencer, duket se ka krijuar një marrëdhënie të fortë me fëmijët e bashkëshortit të saj.

Kujtojmë se mbesa 29-vjeçare e Princeshës Diana, Lady Kitty Spencer u fejua para një viti me milionerin Michael Leëis.

Lady Kitty nuk e konfirmoi vetë këtë lajm, por ishte “Daily Mail” që e bëri këtë lajm publik.

“Michael i propozoi Kitty-t para Krishtlindjes. Ajo ka qenë në Cape Toën për pushime dhe i tha nënës së saj dhe pjesës tjetër të familjes. Michael e duan të gjithë. Pavarësisht pasurisë së tij, ai është shumë i i thjeshtë”, tha burimi.

Kush është Michael Lewis?

Ai është nga Afrika e Jugut dhe është 61 vjeç – pra 32 vjet më i madh se Kitty ose 5 vite më i madh se babai i saj Earl Spencer.

Ai është kreu i markës së modës “Foschini” dhe vlen më shumë se 150 milionë dollarë.


Shtuar 26.07.2021 10:07