Trupi i modeles së stërvitjes gjendet jashtë shtëpisë së prindërve pas vrasjes nga bashkëshorti ‘bodybuilder’ (fotot)

Trupi i një modeleje të njohur stërvitjeje në rrjet ishte lënë jashtë shtëpisë së prindërve të saj në Brazil, pas vrasjes së dyshuar nga bashkëshorti gjatë një konflikti shtëpiak, raportojnë mediat vendase.

30 vjeçarja Debora Michels, u gjet në trotuarin në qytezën Montenegro, në jug të Rio Grande do Sul, mëngjesin e të shtunës.

Policia beson se ajo është vrarë nga bashkëshorti i i 10 viteve, bodybuilder-i i identifikuar si Alexander Gunsch.

Ky i fundit gjatë marrjes në pyetje tha në polici se dyshja ishin përfshirë në një debat të ashpër në shtëpi që degradoi në përleshje fizike.

Ai pranonte se e kishte përplasur gruan te një dollap por nuk e kishte vrarë, pasi sipas tij ajo kishte nisur të ndjehej keq dhe humbi ndjenjat.

Burri thotë më tej se ishte nisur për të çuar gruan në spital por kishte kuptuar se kishte vdekur dhe e kishte lënë para shtëpisë së prindërve.

Rrjeti vendas Correio Do Povo citonte organet e rendit të thonin se kamerat kishin kapur momentet kur i dyshuari nxirrte trupin e Deby nga makina për ta lënë në trotuar.

Funerali i Debora u krye më 27 janar, para varrimit të varrezat bashkiake të Montenegro.

Vëllai i tronditur i viktimës Alex Michels tha për mediat: “Është një situatë revoltuese, familja jonë kërkon drejtësi, askush nuk mund të kalojë pa ndëshkim”.

Ai shtonte se Deby donte të ndahej nga Gunsch para tragjedisë.

“Familja jonë po kërkon forcë për të duruar këtë tragjedi”, tha Alex Michels.

“Komuniteti është i frikësuar. Një ditë para krimit ai dhe babai im kishin folur për ndarje. Gjërat dukeshin në rregull para se prindërit e mi të gjenin bijën e tyre të vdekur para shtëpisë”, shtoi vëllai.

Mikja e ngushtë e viktimës Deise Chemelo tha: ‘Debora ishte një person magnetik. Ajo ndriçonte çdo vend ku shkonte, nuk kishte asnjë armik dhe bënte vetëm mirë”.

Zyrtarët thanë se policia po e trajton ngjarjen si një femicid, dhe Gunsch është i dyshuari kryesor por hetimet vazhdojnë.

Deby postonte shpesh në rrjetet sociale si stërvitëse personale dhe krijuese përmbajtjesh. Ajo kishte mijëra ndjekës që pëlqenin informacionet e mireqenies, stilit të jetesës dhe punës së saj si stërvitëse, shkruan Daily Mail.

Në fotot e publikuara Deby shihej shpesh me bashkëshortin duke bërë stërvitje në palestër.