Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Negociatat e reja nisin të hënën, “Nuk dua të vras njerëz

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi se një raund i ri bisedimesh me Iranin do të nisë të hënën. Ky zhvillim vjen pasi ai vendosi të anulonte sulmet ushtarake që, sipas deklaratës së tij, ishin planifikuar kundër Teheranit.

Të lidhura

None found

Duke folur me gazetarët në avionin presidencial “Air Force One”, Trump bëri të ditur se takimet do të fillojnë të hënën pasdite dhe do të synojnë arritjen e një marrëveshjeje mes palëve. “Me ta po komunikojmë në kuadër të një procesi negociues. Nis nesër pasdite”, deklaroi ai.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se disa shtete të Lindjes së Mesme, mes tyre Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katari, i kishin kërkuar të hiqte dorë nga sulmi. Sipas tij, këto vende mendojnë se ende ka mundësi për të arritur një marrëveshje.

Nga ana tjetër, Teherani nuk e ka konfirmuar ende fillimin e negociatave dhe ka hedhur poshtë deklaratat e presidentit amerikan. Agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve “Mehr” e cilësoi të pavërtetë pretendimin se Irani i kishte kërkuar SHBA-së të ndalonte veprimet ushtarake.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, deklaroi ndërkohë se po shënohet përparim në negociatat me Omanin për një marrëveshje që lidhet me Ngushticën e Hormuzit.

Lajmi për rifillimin e dialogut u reflektua menjëherë në tregjet ndërkombëtare. Në bursat aziatike, çmimet e naftës shënuan rënie, pasi investitorët vlerësuan se mund të ketë një zbutje të tensioneve ndërmjet SHBA-së dhe Iranit.

Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një prej pikave kyçe të tregtisë botërore të energjisë, sepse nëpër të transportohet rreth 20% e naftës bruto dhe e gazit natyror të lëngshëm në nivel global.

Trump nuk përcaktoi se brenda çfarë afati mund të arrihet një marrëveshje me Iranin. Megjithatë, ai nënvizoi se Shtetet e Bashkuara janë ende të përgatitura të ndërmarrin veprime ushtarake në rast se procesi negociues dështon. “Mund të veprojmë në çdo moment që dëshirojmë. Nuk po kërkoj të vras njerëz”, u shpreh presidenti amerikan.

Më herët, Trump kishte paralajmëruar se një goditje kundër Iranit do të përbënte një nga operacionet më të mëdha ushtarake që prej Luftës së Dytë Botërore. Ai sqaroi se tërheqja nga sulmi kishte për qëllim t’i jepte hapësirë diplomacisë dhe të parandalonte përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Ende nuk është njoftuar se ku do të mbahen bisedimet dhe kush do t’i përfaqësojë palët. Uashingtoni synon arritjen e një marrëveshjeje përmes negociatave, ndërsa Irani vazhdon të paralajmërojë se do t’i përgjigjet çdo kërcënimi ushtarak.


Shtuar 3.08.2026 08:29

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio