Eurostat: Shqipëria ndër vendet europiane me nivelin më të ulët të obezitetit

Shqipëria renditet ndër vendet e Europës me përqindjen më të ulët të obezitetit, në një kohë kur mbipesha po shndërrohet në një problem gjithnjë e më të madh shëndetësor në kontinent.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se 12.6% e shqiptarëve mbi 18 vjeç klasifikohen si obezë. Për Shqipërinë, shifra i referohet vitit 2022, që është periudha më e fundit për të cilën disponohen të dhëna.

Të lidhura

None found

Norma shqiptare është më e ulët se mesatarja e Bashkimit Europian, e cila arrin në 16.3%, si edhe se niveli i shumicës së vendeve të rajonit.

Në Ballkanin Perëndimor, Shqipëria renditet pas Malit të Zi, ku obeziteti prek 7.8% të popullsisë. Në Bosnje dhe Hercegovinë kjo normë është 15.7%, në Maqedoninë e Veriut 15.4%, ndërsa në Serbi 13.6%.

Greqia, me 12.8%, dhe Rumania, me 12.9%, kanë gjithashtu shifra pak më të larta se Shqipëria.

Norma më e lartë në renditjen europiane është regjistruar në Maltë, ku 26.6% e të rriturve konsiderohen obezë. Më pas vijnë Letonia me 24.6%, Islanda me 24.2%, Finlanda me 23.2% dhe Irlanda me 22.1%.

Në skajin tjetër të renditjes ndodhen Italia, me 7%, dhe Mali i Zi, me 7.8%, të cilat kanë përqindjet më të ulëta të obezitetit në Europë.

Megjithatë, panorama e përgjithshme europiane tregon një përkeqësim gradual. Sipas Eurostat, në vitin 2025 rreth 16.3% e të rriturve në Bashkimin Europian ishin obezë, nga 15.2% që ishte kjo shifër në vitin 2014.

Kur në statistika përfshihen edhe personat mbipeshë, pra ata që kanë peshë mbi normalen por nuk klasifikohen ende si obezë, rezulton se më shumë se gjysma e të rriturve në BE përballen me probleme të lidhura me peshën trupore.

Ekspertët e shpjegojnë këtë prirje me një mënyrë jetese më sedentare, uljen e aktivitetit fizik dhe ndryshimet në ushqyerje.

Matja e obezitetit bazohet në Indeksin e Masës Trupore, i njohur si BMI. Ky tregues përftohet duke pjesëtuar peshën në kilogramë me katrorin e gjatësisë së personit në metra.

Sipas standardit të përdorur nga Eurostat, një individ klasifikohet si obez kur BMI-ja është të paktën 30. Personat me tregues nga 25 deri në 29.9 konsiderohen mbipeshë. Ndërkohë, kategoria e “mbipeshës” në statistikat e Eurostat mund të përfshijë si personat mbipeshë, ashtu edhe ata obezë.

Statistikat përfshijnë individët mbi 18 vjeç dhe hartohen mbi bazën e Anketës Europiane të Shëndetit, EHIS, si edhe të të dhënave për të ardhurat dhe kushtet e jetesës, EU-SILC.


Shtuar 3.08.2026 08:32

holiganbetJojobetHoliganbet girişHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetHoliganbetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın algrandpashabetGrandpashabetAnkara escortcasibomjojobetcasibom girişAnkara escortjojobet girişbetcio