Numri i të vdekurve nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit në Turqi ka arritur në 43,556 , njoftoi mbrëmjen e djeshme Ministri i Brendshëm i vendit, Suleyman Soylu.
Në një inetrsistë për rrjetin televiziv shtetëror TRT Haber, Soylou tha se pas tërmetit të parë të fuqishëm prej 7.8 Rihter , janë regjistruar 7930 pasgoditje.
Të lidhura
None found
Përveç kësaj, më shumë se 600,000 shtëpi dhe apartamente dhe 150,000 dyqane dhe vende pune kanë pësuar dëme nga mesatare deri të rënda.
Numri zyrtar i viktimave nga tërmetet vdekjeprurëse në Turqinë jugore dhe Sirinë veriore ka shkuar mbi 50,000, 17 ditë pas tërmetit me magnitudë 7.8 Rihter.
Bazuar në të dhënat e fundit nga të dy vendet, numri i përgjithshëm i viktimave është 50,303.
/albeu.com/
