Tajlanda kombinon Sinovac dhe AstraZeneca për të rritur mbrojtjen ndaj Covid

Tajlanda do të kombinojë vaksinën Sinovac dhe AstraZeneca për të rritur mbrojtjen ndaj infektimit me Covid-19. Personat që kanë marrë dozën e parë të Sinovac, do të marrin dozën e dytë të AstraZeneca, sipas një deklarate të autoriteteve shëndetësore.

Nëse plani do të vihet në zbatim, ky do të jetë kombinimi i parë i një vaksine kineze dhe një vaksine të zhvilluar nga perëndimi. Sipas të dhënave, Tajlanda ka raportuar raste të shumta të të infektuarve midis punonjësve shëndetësore pas vaksinimit me Sinovac.

Njoftimi erdhi një ditë pasi ministria e shëndetësisë e Tailandës tha se 618 punonjës shëndetësorë nga 677,348 që morën dy doza të Sinovac u infektuan me Covid nga muaji prill deri në korrik.

Një infermiere ka humbur jetën dhe një tjetër ndodhet në gjendje kritike.

Shtuar 12.07.2021 14:07