Sulm me dron mbi selinë e sigurisë në Kiev, Zelensky premton përgjigje

Godina qendrore e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në rrugën Volodymyrska të Kievit, përballë Katedrales së Shën Sofisë, është goditur nga një dron rus.

Presidenti Volodymyr Zelensky e bëri të ditur ngjarjen përmes një njoftimi në platformën X, duke theksuar se mjeti ajror kishte si objektiv zyrën e drejtuesit të SBU-së, Oleksandr Poklad.

Të lidhura

None found

Ai konfirmoi se të gjitha ekipet e emergjencës janë mobilizuar në vendin e ngjarjes dhe se personat e dëmtuar do të marrin asistencën e duhur.

Zelensky theksoi se i ka dhënë urdhër kreut të SBU-së të përgatisë një kundërpërgjigje proporcionale dhe të mirëmenduar sapo të krijohen kushtet. “I kërkova Pokladit t’u ofrojë rusëve një përgjigje të përshtatshme dhe specifike, që të jetë në përputhje me këtë sulm, në momentin që çdo gjë të jetë gati. Forcat tona të armatosura do ta mbështesin këtë reagim,” shkroi ai.

Në deklaratën e tij, presidenti ukrainas shprehu keqardhje për incidentin: “Për fat të keq, një dron rus goditi ndërtesën kryesore të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës në rrugën Volodymyrska në Kiev, përballë Katedrales së Shën Sofisë. Të gjitha shërbimet e urgjencës ndodhen në terren dhe çdo i prekur do të marrë ndihmën e nevojshme.”

Mesazhin e tij Zelensky e përmbylli me fjalët: “Lavdi Ukrainës!”.


Shtuar 4.09.2026 16:38

sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomsuperbetin girişMarsbahisMarsbahisSuperbetinMarsbahisonwin adresianında indexcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibomMarsbahisMarsbahisMarsbahisVaycasinoHoliganbetHoliganbetPusulabetmatbetmarsbahisromabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetonwin adresijojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerPusulabetJojobetjojobet girişJojobet GirişroketbetMarsbahispusulabetjojobetCasibomMarsbahisjojobetJojobetmarsbahis giriş