Shqetësim në Frankfurt pas dy viktimave nga malaria, hetohet transportimi i mushkonjave të infektuara përmes fluturimeve ajrore

Pas evidentimit të disa rasteve me malarie, përfshirë dy që përfunduan me vdekje, autoritetet shëndetësore të Frankfurtit kanë shtuar mbikëqyrjen e mushkonjave në zonën përreth Aeroportit të Frankfurtit.

Të lidhura

None found

Hetimet janë përqendruar te mushkonjat e gjinisë Anopheles, pasi dyshohet se ekzemplarë të infektuar mund të jenë sjellë në Gjermani nëpërmjet fluturimeve ajrore.

Gjatë qershorit dhe gushtit, malaria u diagnostikua te gjashtë punonjës të Aeroportit të Frankfurtit. Dy prej tyre humbën jetën.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se personat e infektuar nuk kishin udhëtuar më parë në vende tropikale dhe nuk kishin marrë transfuzione gjaku. Këto rrethana kanë ngritur dyshimin se sëmundja mund të jetë transmetuar nga mushkonja Anopheles të infektuara, të mbërritura në zonën e aeroportit me avion.

Malaria nuk kalon drejtpërdrejt nga një individ te një tjetër, por zakonisht përhapet kur një person pickohet nga një mushkonjë e infektuar.

Sipas Shërbimit Shëndetësor të Frankfurtit, infektimet e reja i përkasin variantit më të rrezikshëm të sëmundjes, i njohur si malaria tropikale.

Shqetësimi i banorëve është rritur pasi rastet më të fundit u zbuluan në lagjen Schwanheim, pranë aeroportit. Si pasojë, Shërbimi Shëndetësor i Frankfurtit e ka shtrirë edhe në këtë zonë programin për monitorimin e mushkonjave.

Linja telefonike e hapur nga institucionet shëndetësore po merr rreth pesë deri në dhjetë thirrje çdo orë. Qytetarët kërkojnë kryesisht informacion mbi masat parandaluese dhe mënyrat për t’u mbrojtur nga pickimet e mushkonjave.

Dy pacientët e identifikuar së fundmi nuk janë të punësuar në aeroport dhe nuk kanë kryer udhëtime të gjata jashtë vendit. Kreu i Shërbimit Shëndetësor të Frankfurtit, Peter Tinnemann, ka deklaruar se ata po trajtohen me kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Për të verifikuar nëse infektimet e fundit lidhen me rastet e mëparshme, mostrat e gjakut të pacientëve do t’i dërgohen për analizë një laboratori të specializuar për sëmundjet tropikale në Antverp të Belgjikës.

Ekspertët do të krahasojnë profilin gjenetik të parazitëve të malaries, të quajtur Plasmodium. Rezultatet mund të tregojnë nëse të gjitha infeksionet burojnë nga i njëjti burim.

Një çështje kryesore që kërkon përgjigje është nëse një mushkonjë Anopheles e infektuar me parazitin e malaries mund të jetë transportuar vazhdimisht drejt Aeroportit të Frankfurtit përgjatë disa muajve.

Sven Klimpel, parazitolog, biolog dhe profesor në Universitetin Goethe të Frankfurtit, thotë se një skenar i tillë do të ishte jashtëzakonisht i pazakontë. Ai ka bërë thirrje që të mos nxirren përfundime spekulative pa u siguruar më parë të dhëna të tjera.

Sipas Klimpel, autoritetet duhet të instalojnë sa më shpejt një rrjet të dendur kurthesh për kapjen e mushkonjave dhe të përdorin sistemin shkencor të monitorimit që tashmë ekziston. Ai nuk e sheh si të mundshëm skenarin që mushkonjat e infektuara Anopheles të jenë shumuar brenda aeroportit dhe më pas të jenë përhapur në zonat përreth.


Shtuar 16.09.2026 18:43

sultanbeyli escortparla iptvpusulabetpusulabetjojobetjojobetholiganbetjojobetholiganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetcasibom girişcasinofaststarzbetjojobetholiganbetJojobetMarsbahisartemisbetjojobetjojobetbahsegelizmir escortMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomtarafbetgooglebahsegelstarzbetsekabet