Një vullkan shpërtheu gjatë natës në veri të Indonezisë të martën dhe detyroi qindra banorë të evakuoheshin, raportuan autoritetet lokale.
“Bazuar në indikacionet vizuale dhe matjet e instrumenteve, të cilat tregojnë një rritje të aktivitetit vullkanik, niveli i alarmit në malin Ruang është rritur nga 3 në 4”, tha Hendra Gunawan, drejtoresha e Shërbimit Vullkanologjik të Indonezisë, në një deklaratë të mërkurën.
Autoritetet zgjeruan gjithashtu zonën e evakuimit nga katër në gjashtë kilometra rreth kraterit. Vullkani Ruang, në verilindje të ishullit Sulawesi, është 725 metra i lartë. Nuk u raportua për viktima, por 800 njerëz u evakuuan nga dy fshatra në ishullin Ruang dhe u dërguan në një ishull fqinj.
Shërbimi i vullkanologjisë tha se banorët e Tagulandang duhet të lëvizin jashtë rrezes prej gjashtë kilometrash të kraterit deri në mbrëmjen e së mërkurës. Hendra Gunawan paralajmëroi gjithashtu banorët që të jenë vigjilentë sepse mund të hidhen gurë nga krateri ose një cunami mund të shkaktohet nga shembja e vullkanit në det.
Nga shpërthimi i parë reja e hirit arriti një lartësi prej 2 kilometrash dhe nga e dyta në 2.5, tha Muhammad Wafid, drejtori i studimit gjeologjik kombëtar. Gjithashtu aktiviteti i vullkanit Ruang u intensifikua pas dy tërmeteve të ndodhura ditët e fundit.
At least 800 people in Indonesia’s North Sulawesi province have been evacuated after multiple eruptions of the area’s Ruang volcano started today at 9:45 pm local time.pic.twitter.com/LScljW5EMc
— Massimo (@Rainmaker1973) April 17, 2024