Papa Leone XIV del nga spitali pas operacionit në mushkëri dhe kthehet në Vatikan

Pas qëndrimit në spital për një operacion në mushkëri, Papa Leone XIV u largua nga Polikliniku Gemelli në Romë.

Të lidhura

None found

I shoqëruar nga mjekët, Ati i Shenjtë doli në këmbë nga spitali, ku e prisnin shumë besimtarë. Ai i përshëndeti të pranishmit dhe bisedoi shkurtimisht me ta, përpara se të hipte në makinë e të nisej drejt Vatikanit.

Mjekët kishin konfirmuar më herët se Papa ishte në gjendje të dilte nga spitali. Sipas njoftimit, të dielën, më 18 tetor, ai do ta recitojë rregullisht lutjen e Engjëllit të Zotit (Angelus) nga Pallati Apostolik.

Para largimit, në hyrjen kryesore të Gemellit, Papa u takua me një paciente të re ukrainase, e cila po trajtohet për kancer dhe shoqërohej nga familjarët. Të dy shkëmbyen përshëndetje dhe fjalë mbështetjeje, pasi kishin kaluar përvoja të ngjashme shëndetësore. Kreu i Kishës Katolike e inkurajoi vajzën dhe e bekoi.

Burime të Vatikanit bëjnë të ditur se, para se të largohej nga Polikliniku Gemelli, Papa Leone XIV kremtoi meshën në orën 12:00, në një dhomë të posaçme në katin e dhjetë. Pas saj, përfundoi procedurat e daljes dhe u nis për në Vatikan.


Shtuar më 17.10.2026 22:51