VIDEO/ Macja kapet në dorezën e makinës për të shpëtuar nga përmbytjet në Dubai

Policia e Dubait shpëtoi një mace nga përmbytjet të mërkurën e 17 prillit.

Videoja e publikuar tregon macen e cila ishte kapur pas dorezës së derës së një automjeti pjesërisht të zhytur në ujë.

Një oficer policie mund të shihet duke marrë macen dhe duke e vendosur atë në varkë, sipas FOX.

Qendra Kombëtare Meteorologjike e Emirateve të Bashkuara Arabe njoftoi të martën në një postim në “X” se vendi përjetoi reshjet më të mëdha në 75 vitet e fundit./albeu.com


Shtuar 17.04.2024 22:19