Rusisë i “firojnë” ushtarët, mbi 5 mijë trupa elitë i janë vrarë që prej fillimit të luftës në Ukrainë

MBi 5 mijë marsni të ushtrisë ruse kanë humbur jetën që prej fikllimit të luftës në Ukrainë.

“The Sun” shkruan se humbjen më të madhe trupat ruse e kanë përsuar gjatë tentativës së fshatit Vuhledar në Donetsk.

Këmbësoria elitë e marinës 155 humbi pothuajse një brigadë të tërë dhe 130 njësi pajisje, duke përfshirë 36 tanke, ndërsa sulmoi qytetin e minierave, duke u përpjekur të kapte tokën e lartë.

Ishte një nga humbjet më të rënda ushtarake të përqendruara që Kremlini ka pësuar që nga fillimi i luftës më 24 shkurt.

Forcat ruse thuhet se po humbnin 150 deri në 300 marinsa në ditë që nga fillimi i ofensivës së planifikuar në janar.

Zyrtarët ukrainas pretenduan se një pjesë e trupave armike u vranë, u plagosën ose u kapën.

Humbjet katastrofike vijnë vetëm disa ditë pasi u shfaqën pamjet e 31 automjeteve ruse duke u djegur ndërsa pushtonin rajonin.

/AlbEu.com/


Shtuar 14.02.2023 17:54