Duma ruse, miratoi sot në lexim të parë një projektligj për konfiskimin e pasurisë së personave të dënuar për vepra të ndryshme penale, duke përfshirë “përhapjen e qëllimshme të informacionit të rremë” për ushtrinë ruse.
Masa do të zbatohet për këdo që shpallet fajtor për “diskreditim” të forcave të armatosura, thirrje për sanksione kundër Rusisë ose nxitje të aktiviteteve ekstremiste
Projektligji kaloi të parin nga tre leximet me 395 vota pro dhe tre kundër. Kështu shteti do të jetë në gjendje të konfiskojë pronat nga rusët që janë larguar nga vendi dhe janë kritikë ndaj luftës në Ukrainë, por që ende mbështeten në të ardhurat nga qiraja nga pronat e tyre, shtëpitë dhe apartamentet në Rusi.
Që nga pushtimi ushtarak i Ukrainës në shkurt 2022, Rusia ka shtrënguar masat për të shtypur çdo formë të mospajtimit politik.
Sipas ligjeve të miratuara në mars, diskreditimi i forcave të armatosura ose ‘përhapja e informacionit të rremë’ për ushtrinë dënohet me burgim.