Romë, 71-vjeçarja gjendet e vdekur në dollap; arrestohet djali, dyshohet për vrasje pas konflikteve për paratë e drogës

Roma është tronditur nga vdekja e një gruaje 71-vjeçare, trupi i së cilës u zbulua i fshehur në një dollap brenda banesës së saj.

Të lidhura

None found

Familjarët, pasi nuk po arrinin të lidheshin me të, lajmëruan policinë. Sipas mediave italiane, ata ishin të shqetësuar edhe për konfliktet e vazhdueshme mes gruas dhe të birit, i cili dyshohet se i kërkonte para për të blerë drogë.

Karabinierët shkuan në apartamentin që ndodhej në katin e 14-të dhe gjetën 71-vjeçaren të pajetë brenda dollapit. Rreth kokës së saj ishte mbështjellë një qese, ndërsa në fytyrë kishte shenja dëmtimesh.

Në lidhje me ngjarjen u arrestua djali 51-vjeçar i viktimës, i dyshuar se e vrau pas një konflikti mes tyre.

Në versionin e dhënë fillimisht, ai deklaroi se e kishte futur trupin në dollap një natë më parë, pasi nëna ishte rrëzuar dhe kishte përplasur kokën.

Shpjegimi i 51-vjeçarit nuk i bindi hetuesit. Pas marrjes së tij në pyetje dhe kryerjes së verifikimeve të para, ai u ndalua dhe më pas u vu në pranga nën dyshimin se kishte vrarë nënën.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të përcaktuar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe motivin e saktë të krimit.


Shtuar 14.08.2026 13:58

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetholiganbetJojobet Girişholiganbet