Një ngjarje e rëndë rrugore është regjistruar në Antalia, ku një aksident me përfshirjen e një autobusi turistik ka shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 12 të tjerëve.
Përplasja ndodhi në autostradën Ikoni-Antalia, pasi autobusi që po transportonte turistë polakë u godit me një makinë, ndërsa si pasojë të dy mjetet u përmbysën.
Të lidhura
None found
Në vendin e aksidentit mbërritën menjëherë ekipet e emergjencës, të cilat konstatuan vdekjen e drejtuesit të makinës.
Ndërkohë, 12 pasagjerë të autobusit turistik mbetën të plagosur dhe u transportuan në spitalet më të afërta për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas Ministrisë së Jashtme të Polonisë, në autobus udhëtonin 30 shtetas polakë.
