Prodhimi industrial në Maqedoni regjistroi rënie prej 2 përqind në maj të këtij viti në krahasim me majin e vitit të kaluar. Po ashtu, në periudhën janar – maj të këtij viti, ulja arriti në 0.3 përqind kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Të lidhura
None found
Siç bëri të ditur Enti Shtetëror i Statistikave, krahasuar me majin e vitit të kaluar, në maj të këtij viti sektori i furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënoi rritje prej 6.1 përqind. Ndërkohë, në Miniera dhe gurore u evidentua rritje prej 3.6 përqind, ndërsa në Prodhim u regjistrua rënie prej 2.6 përqind.
Në rënien e prodhimit industrial në maj 2026, kundrejt majit 2025, ndikimin më të madh e pati ulja e aktivitetit në këto departamente: Prodhimi i pajisjeve elektrike me 7.8 përqind, Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të papërcaktuara diku tjetër me 12.9 përqind, si dhe Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove me 2.3 përqind.
Sektori i Prodhimit ra kryesisht si pasojë e zvogëlimit të prodhimit në këto degë:
– Prodhimi i produkteve ushqimore, – Prodhimi i pijeve,
– Prodhimi i produkteve të duhanit, – Prodhimi i tekstileve,
– Prodhimi i veshjeve, – Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike,
– Prodhimi i produkteve farmaceutike bazë dhe preparateve farmaceutike,
– Prodhimi i metaleve, – Prodhimi i produkteve metalike të fabrikuara, përveç makinerive dhe pajisjeve,
– Prodhimi i pajisjeve elektrike, – Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve, të papërfshira ose të paspecifikuara diku tjetër, dhe – Prodhimi i automjeteve, rimorkiove dhe gjysmërimorkiove.
Sipas grupeve kryesore industriale, në maj 2026 në raport me majin 2025 u shënua rritje te Energjia me 6.5 përqind dhe te Mallrat e ndërmjetme, përveç energjisë me 3.4 përqind. Nga ana tjetër, rënie pati te Mallrat kapitale me 3.3 përqind, Mallrat e qëndrueshme të konsumit me 1.1 përqind dhe Mallrat jo të qëndrueshme të konsumit me 8.4 përqind.

