Përplasen trenat në Indi, të paktën 32 të vdekur dhe 60 të plagosur

Egjipti është tronditur nga një aksident i rëndë hekurudhor.

Deri tani mësohet se kanë humbur jetën të paktën 32 persona. Ndërkohë që 60 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi pranë qytetit të Sohag, rreth 500 km në jug të kryeqytetit, Kajros.

Autoriteti hekurudhor i Egjiptit tha se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti në frenat e emergjencës tek një prej trenave.

Një prej trenave kishte ndaluar, ndërsa tjetri e përplasi nga pas. Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë. /albeucom/

 

 


Shtuar 26.03.2021 14:24

Tags: ,