Gjendet i pajetë 60 vjeçari i infektuar me koronavirus, dyshohet se ka vrarë veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Librazhd ku një 60-vjeçar i infektuar me koronavirus  dyshohet se ka vrarë veten.

Viktima është identifikuar si Xhevahir Shkurti dhe është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në fshatin Polis Qendër në Librazhd.  Ai u gjet i pajetë përpara banesës së tij, në një banjo të jashtme.

Dyshohet se 60 vjeçari ka kryer vetëvrasje duke përdorur një thikë, ndërsa ka qenë edhe i infektuar me koronavirus.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa policia po kryen në vendngjarje veprimet e mëtejshme.

 


Shtuar 26.03.2021 14:03