“Foto me kryeministrin, ça do më”, Rama nuk heq dorë nga batutat me qytetarët

Kryeministri Rama në kuadër të fushatës elektorale që ka nisur, ka vizituar sot qytetin e Durrësit ku ka zgjedhur të vizitojë në këmbë lagje të ndryshme së bashku me kryetaren e bashkisë, Emirina Sako.

Një qytetare, në derën e biznesit të saj privat së bashku me bashkëshortin, iu drejtua kryeministrit Rama duke i thënë: “S’po na lejnë me ju taku”.

Rama i kërkoj që të afroheshin për të bërë kështu edhe një foto me ta, foto e shkrepur nga kryetarja e bashkisë Sako.

Ndërkohë nuk kanë munguar as batutat si nga ana e qytetares ashtu dhe nga ana e kreut të qeverisë i cili duket se edhe mandatin e tretë synon ta fitojë me të njëjtat mekanizma.

“Si jeni? Jepja telefonin të na bëjnë fotografi. Fotografi kryetaren e bashkisë, fotografi me kryeministrin, burrin po se po, ça do më?”, i tha Rama qytetares. /albeu.com/

Shtuar 26.03.2021 02:03