Papa Leoni XIV në 250-vjetorin e Pavarësisë: Emigrantët kanë ndihmuar në ngritjen e SHBA-së, mesazh edhe për Trump

Gjatë ceremonisë së zhvilluar në Qendrën Kombëtare Kushtetuese në Filadelfia, me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së SHBA-së, Papa Leoni XIV u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të qëndrojnë besnike ndaj idealeve mbi të cilat janë themeluar. Me këtë rast, ai mori Medaljen e Lirisë.

Të lidhura

None found

Në fjalimin e tij, Ati i Shenjtë e përshkroi historinë amerikane si atë të një vendi që ka mishëruar lirinë dhe ka qenë burim shprese për miliona emigrantë nga mbarë bota.

“Gjatë 250 viteve të fundit, Amerika ka përfaqësuar për shumë njerëz idealin e lirisë, duke hapur dyert për breza emigrantësh që kanë kontribuar në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit”, tha Papa, në një deklaratë që u perceptua edhe si një kunj ndaj Presidentit Trump.

Papa Leoni XIV kujtoi edhe angazhimin e SHBA-së në dy luftërat botërore, duke nënvizuar se vendi, përmes sakrificash të mëdha, mbrojti çështjen e lirisë edhe përtej kufijve të vet.

Teksa pranoi medaljen, Papa, i lindur në SHBA, shprehu falënderimin për vendin e tij të lindjes dhe uroi që vlerat e shpallura në Deklaratën e Pavarësisë të vijojnë ta drejtojnë kombin drejt unitetit, drejtësisë dhe paqes.

“Si bir i këtij kombi të madh, bashkohem me ju në lutje që Zoti ta bekojë të ardhmen e Amerikës dhe që idealet e saj të vazhdojnë të frymëzojnë brezat e ardhshëm”, tha ai, përpara se ta mbyllte fjalën me thirrjen: “Zoti e bekoftë Amerikën!”.

Ai nënvizoi se ngritja e një shoqërie të mbështetur mbi lirinë dhe drejtësinë nuk ka qenë asnjëherë një rrugë e lehtë dhe se kjo mbetet një provë me të cilën duhet të përballet çdo brez.

Sipas Papës, 250-vjetori i pavarësisë përbën një rast për të reflektuar mbi parimet themelore të kombit dhe për të garantuar që Amerika të mbetet “toka e të lirëve dhe shtëpia e të guximshmëve”.

Në fund të fjalimit të tij, Papa Leoni XIV u përqendrua te mbrojtja e jetës njerëzore, duke theksuar se e drejta për jetën përbën bazën e të gjitha lirive të tjera.

Ai deklaroi se vlera e një shoqërie matet nga mënyra se si ajo kujdeset për më të pambrojturit dhe kërkoi që ligjet të sigurojnë mbrojtjen e jetës njerëzore “nga momenti i ngjizjes deri në vdekjen natyrore”.

Sipas tij, madhështia morale e një kombi nuk përcaktohet vetëm nga fuqia apo mirëqenia, por mbi të gjitha nga aftësia për të mbrojtur dhe mbështetur dinjitetin e çdo personi, sidomos të atyre që janë më të cenueshëm.


Shtuar 3.07.2026 21:19

betparkbetpark girişen çok kazandiran casino sitelerigrandpashabet linkKavbetHoliganbetlunabetjojobetHoliganbetHoliganbetHoliganbetgrandpashabetcasibomjojobetgalabetKickmatbetinterbahisjojobetMadridbetMadridbetMadridbetjojobetZirvebetjojobetJojobetjojobetjojobetgrandpashabetcasibomcasibomcasibomcasibomcasibom girişholiganbetBetpasjojobetimajbetjojobet girişcasibomJojobetbetciobetcio girişbetcio girişjojobetjojobetjojobet giriş