“Meghan Markle mund të kandidojë si presidente në SHBA”

Meghan Markle ka të ngjarë të fillojë një fushatë presidenciale në SHBA, ka pohuar biografi i saj. Në një intervistë, Tom Bower tha se “mundësia e Meghan-it për të kandiduar për Presidente është e mundur dhe madje do të thoja se ka të ngjarë. Me të vërtetë besoj se është vendi ku ajo e sheh veten.”

Bower, i njohur për biografitë e tij të pakursyera të figurave të larta si Boris Johnson, Princin Charles dhe Robert Maxwell, tha se Meghan ka të gjitha cilësitë e nevojshme për të qenë një kandidat i fortë politik, duke përmendur ambicien, vetëbesimin, bindjen dhe aftësitë e të folurit në publik.

Ai pretendoi se ish aktorja po synon skenën politike, pasi ka ndërtuar një jetë të re në Kaliforni. “Sidoqoftë mendoj se ajo ka një shans të mirë për të hyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe mbase viziton Mbretërinë e Bashkuar për të pirë çaj me Mbretëreshën një ditë si Presidente e Shteteve të Bashkuara”, tha ai.


Shtuar 31.03.2021 16:05