Mbretëresha Elizabeth thyen heshtjen në 95-vjetor: Po kalojmë një kohë trishtimi të madh

Ditën e sotme, Mbretëresha Elizabeth, feston 95-vjetorin e lindjes. Po kjo ditë e veçantë e gjeti atë vetëm, pasi vetëm pak ditë më parë ajo i dha lamtumirën e fundit bashkëshortit të saj, Princ Philip.

E si pasojë, Mbretëresha kishte vendosur që mesazhin e ditëlindjes t’ia dedikonte tërësisht burrit të saj të ndjerë. Ajo duket se është e shkatërruar nga humbja e bashkëshortit të saj për 73 vjet.

“Me rastin e ditëlindjes sime të 95-të sot, kam marrë shumë mesazhe me urime, një fakt që e vlerësoj në mënyrë të paimagjinueshme. Në një kohë kur ne si familje po kalojmë një kohë trishtimi të madh, është një ngushëllim për ne të shohim dhe dëgjojmë fjalët ndaj burrit tim si në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Komonuelth si dhe në të gjithë botën. Familja ime dhe unë dua të ju falënderoj për mbështetjen dhe mirësinë që na keni treguar gjatë ditëve të fundit. Ne u prekëm thellë dhe kjo na kujton se sa ndikim kishte Filipi në njerëz të panumërt gjatë gjithë jetës së tij”, ishte mesazhi i Mbretëreshës Elizabeth.

Gjithashtu bëhet e ditur se me rastin e 95-vjetorit të saj, nuk do të ketë festime publike, pasi kanë kaluar vetëm disa ditë nga varrimi i Princit Philip.

Shtuar 21.04.2021 16:16