Ish-princesha e Katarit gjendet e vdekur në shtëpinë e saj

Ish princesha e Katarit, Kasia Gallanio është gjetur e vdekur në shtratin e saj në shtëpinë e saj në jug të Spanjës.

Sipas mediave vendore, policia shkoi në shtëpi pasi mori një telefonatë nga një prej vajzave të Gallanio në Francë, e cila tha se nëna e saj nuk i kthente telefonatat.

Policia hyri në në kompleksin e apartamenteve dhe më pas në shtëpi, edhe e gjeti Gallanio në shtrat, pa shenja dhune.

Sipas zëdhënëses së policisë, Gallanio kishte shtetësinë amerikane dhe ishte 46 vjeç. Një autopsi do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Martesa e trazuar e ish Princeshës

Zonja Gallanio ishte e martuar me Abdelaziz bin Khalifa Al-Thani, 73-vjeçari, xhaxhai i Emirit të Katarit.

Ata kishin tre fëmijë dhe bënë një betejë të gjatë për kujdestarinë mbi ta. Zonja Gallanio akuzoi ish-bashkëshortin e saj për sulm seksual ndaj njërit prej fëmijëve. Ai e mohoi akuzën. Tashmë, fëmijët jetojnë me babanë e tyre në Paris.