Britania e Madhe ka thirrur të ngarkuarin me punë të Rusisë, pas incidentit të regjistruar muajin e kaluar me një dron të pajisur me eksplozivë në aeroportin e Leipzigut, në Gjermani.
Të lidhura
None found
Ministria e Jashtme britanike e përshkroi ngjarjen si një “sulm të rëndë dhe të pamatur”, ndërsa fajësoi Moskën për veprime të përsëritura që, sipas saj, synojnë dëmtimin e sigurisë së përbashkët.
“Thirrëm sot të ngarkuarin me punë të Rusisë për ta dënuar sulmin në termat më të fortë”, tha një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike.
Londra vlerëson se episodi në aeroportin e Leipzigut nuk është i izoluar, por pjesë e një modeli më të gjerë veprimesh kundër sigurisë së vendeve evropiane.
Moska i ka mohuar akuzat, duke i cilësuar ato “absurde”.
Ngjarja ndodhi në një periudhë përplasjesh të forta mes Rusisë dhe shteteve perëndimore, të lidhura me luftën në Ukrainë.
