Familja Mbretërore bën publike foton e rrallë të Princ Philip pas vdekjes

Familja Mbretërore e Anglisë, ka ndarë me publikun një fotografi të rrallë private, të Mbretëreshës Elizabeth dhe të Princit Philip, i cili ka ndërruar jetë, të enjten e javës së kaluar.

Kjo fotografi është shpërndarë në ditën e varrimit të Princit Philip.

Nga Familja Mbretërore me anë të një postimi në rrjetin social Instagram thuhet se kjo fotografi ishte realizuar në vitin 2003 në majën Coyles of Muick në Skotlandë, fotografja është Kontesha e Ëessex, Sophie.

“Madhëria e saj dhe Familja Mbretërore janë falënderues për të gjitha mesazhet e ngushëllimeve nga e gjithë bota, jemi të prekur sa shumë kemi parë dhe dëgjuar që njerëzit kanë ndarë kujtimet e tyre për Dukën”, thuhet në njoftimin e Familjes Mbretërore në postim.


Shtuar 18.04.2021 09:17